Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një nga qelitë e Burgut të Kumanovës.

Raportohet se një prej të dënuarve ka ndërruar jetë dhe mendohet se fajtor për vdekjen e tij kanë qenë gardianët e burgut, të cilët nuk kanë lajmëruar urgjencën.

Viktima është Labinot Misini, vetëm 22 vjeç nga Lagja e Trimave, Kumanovë

Motra e të ndjerit, Liridona Misini ka zbardhur disa detaje, ku ka theksuar për mediat se vëllai i tij nuk ndihej mirë që ditën e premte.

Ajo ka kërkuar që të merret nën shqyrtim çështja dhe të zbardhet e vërteta.

Sipas saj, gardianët nuk kanë telefonuar urgjencën për t’i dhënë trajtim mjekësor të riut.

Familjarët e viktimës thonë se Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vite burg për një vepër që e ka kryer në moshën 12-vjeçare.

Ai ndodhej në burg është që nga mosha 15-vjeçare.