Shqipëria regjistron një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19. Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 22 qytetarë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e të sëmurve në 131 të shëruar, informon ministria e Shendetesise ne raportimin e sotem, 7 prill.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.