As pandemia dhe as Brexit nuk mund t’i bëjnë asgjë.

Shumica e prodhuesve të makinave panë një rënie të madhe të shitjeve vitin e kaluar, por jo Bentley.

Kjo markë luksoze britanike në pronësi të Volkswagen arriti madje ti’ rrisë shitjet në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar, por edhe të vendosë një rekord të ri historik.

Vërtetë, rritja e shitjeve është modeste me 2%, por në një vit kur industria globale e automjeteve ka rënë në një krizë që nuk mbahet mend, mund të konsiderohet një sukses i madh për Bentley.

Sidomos kur merrni parasysh që ky rezultat u arrit pavarësisht nga vështirësitë që lidhen me Brexit.

I përkthyer në numra, Bentley dorëzoi 11,206 makina në të gjithë botën në vitin 2020.

Modeli më i kërkuar ishte Bentayga SUV, me 37%, i ndjekur nga Continental GT (24%) dhe Continental GT Convertible (15%).

Bentley shiti më shumë makina në Amerikën e Veriut dhe Jugut (3,035), e ndjekur nga Kina (2,880) dhe nga Evropa (2,193).

Siç pritej, rritja më e madhe e shitjeve me 48% u regjistrua në Kinë, ndërsa rënia më e madhe ndodhi në tregun e brendshëm, Britanik (-22%).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu