Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ka fituar çmimin si ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’ pasi mposhti konkurrencën e Mohamed Salah dhe mori këtë çmim në një ceremoni të mbajtur në Marrakech dje (e hënë).

Osimhen ka shënuar 26 gola dhe ka ndihmuar Napolin që të triumfojë në Serie A sezonin e kaluar duke qenë në të njëjtën kohë golashënuesi më i mirë në Itali.

Mohamed Salah dhe Achraf Hakimi ishin dy kandidatët tjerë për të fituar këtë çmim, por Osimhen në fund doli të ishte fituesi duke u bërë nigeriani i parë që e fiton këtë çmim, që prej Nëanko Kanu në vitin 1999.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Dua të falënderojë të gjithë që më kanë ndihmuar në këtë rrugëtim dhe të gjithë afrikanët që më kanë ndihmuar mua, përkundër gabimeve të mia”, – ka thënë Osimhen.

Maroku ka fituar çmimin “Kombëtarja e Vitit” në kategorinë e meshkujve pas rrugëtimit të tyre fantastik në Kupën e Botës në Katar, ndërsa përzgjedhësi i tyre Walid Regragui u emërua si “Trajneri më i mirë i Vitit”.

Ndërkohë, në kategorinë e femrave fituese e çmimit si ‘Futbollistja Afrikane e Vitit’ ishte Asisat Oshoala e cila aktivizohet në radhët e Barcelonës.

Oshoala përkundër lëndimit që kishte pësuar, e kishte ndihmuar vendin e saj që të mbërrinte deri në mesin e 16 më të mirave në Kupën e Botës që u mbajt në Australi dhe në Zelandë të Re.