Arturo Vidal (1987) mund të jetë lojtari i parë që largohet nga Interi në fund të kampionatit.

Ky raportim vjen France Football që shpjegon se si kiliani është gjithnjë e më afër Olympique Marseille.

Sipas tyre, trajneri Jorge Sampaoli ka folur tashmë me lojtarin, të cilin e njeh që nga koha kur e stërviste te përfaqësuesja e Kilit.

Për të lehtësuar marrëveshjen me klubin transalpin, Interi madje do të ishte i gatshëm ta linte Vidal të largohej me parametër zero, duke kursyer kështu një pagë bruto që peshon rreth 10 milion euro në vit.