Arturo Vidal ditën e sotme është rikthyer të stërvitet me Barcelonën.
Sic raportojnë mediat spanjolle, nuk është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Barcelonën dhe Interi nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për blerjen e tij.
Mesfushori kilian kishte arritur një marrëveshje paraprake me Interin, për t’u transferuar te zikaltrit, por gjithçka ka mbetur pezull, pasi presidenti Stiven Zhang u ka dhënë urdhër të qartë drejtuesve të tij që të mos afrojnë asnjë lojtar pa shitur më parë.
Kështu Vidal ka vendosur të fillojë stërvitjen me blaugranat teksa nuk i dihet çfarë do të ndodhë me organikën e Interit, e cila aktualisht numëron 37 futbollistë.