Mesfushori Granit Xhaka (1992) pritet të largohet gjatë sezonit të transferimeve të janarit nga Arsenali.

Problemet që kishte me tifozët kanë bërë që Xhaka edhe pas rikthimit në fushë mos të gjej rehati.

 

E ardhmja e mesfushori nga Kosova duket se do të jetë përsëri në kampionatin gjerman Bundesliga.

Trajneri i Herthas, Jurgen Klinsmann e vlerëson shumë Xhakën dhe sipas SkySports UK, Hertha e Berlinit i ka bërë ofertë Arsenalit për ta marrë në huazim Xhakën në janar me mundësi blerje në fund të sezonit.

Oferta tjetër për prishtinasin është ajo nga ish-skuadra e tij Borussia Moenchegladbach që dëshiron rikthimin e Granitit.

Arsenali ka kërkuar mesfushorin zviceran Denis Zakaria (1996) dhe dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy përfaqësuesve zviceranë.