Sulmuesi i lindur në Nigeri por që luan për përfaqësuesen e Hollandës, Arnaut Danjuma (1997) ka bërë një sezon të shkëlqyer me BournemouthinChampionship duke shënuar edhe 15 gola.

Këto paraqitje bënë që të tërhiqte vëmendjen e klubeve të mëdha, në veçanti Villarrealit që ofroi 15 milionë euro për anësorin sulmues.

Gjithsesi oferta u refuzua nga klubi anglez i cili kërkon të rikthehet në Premier League pasi sezonin e kaluar u ndal në Play Off dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari më i mirë i ekipit.

Futbollisti muajt e fundit u ndoq gjatë edhe nga AC Milani, por pa rezultat.