Prej ditësh pritej një rritje e re e ofertës nga PSG për Milan Skriniar (1995) dhe në fund mbërriti. Klubi francez, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ka bërë një tentativë të re në përpjekje për të zbutur kërkesën e drejtuesve të Nerazzurrëve, duke ngritur ofertën për herë të katërt në javët e fundit: 60 milionë euro të gatshme plus një futbollist, të identifikuar në anësorin gjerman Julian Draxler (1993), për një marrëveshje me vlerë 70-75 milionë euro në total.

.Asgjë për t’u bërë, nga Viale della Liberazione ka ardhur një tjetër jo. Skriniar largohet vetëm për një ofertë të parezistueshme dhe pa përfshirjen e lojtarëve në paketë. Mbi këtë CEO Marotta dhe d.s. Ausilio janë të prerë.

Negociatat më në fund kanë marrë jetë dhe  pavarësisht angazhimeve të shumta që e presin Interin gjatë javës është në rendin e ditës një kontakt i ri zyrtar me PSG-në, mes nesër dhe pasnesër. Ndoshta do të jetë ai që do të zhbllokojë marrëveshjen, për të kënaqur të gjitha palët.

PSG ka nevojë për lojtarë të mirë në mbrojtje dhe Skriniar është. Interi me shitjen e tij mund të marrë frymë dhe të planifikojë të ardhmen e afërt me më pak probleme. Dhe në fund, edhe sllovaku do ta kuptojë se Parisi është një mundësi unike, edhe për angazhimin faraonik që klubi Al-Khelaifi është i gatshëm t’i garantojë për pesë vitet e ardhshme: 7.7 milionë euro neto plus bonuse deri në 9.2 milionë euro në sezon.