Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të dielën pak para mesnate, me 62 vota për dhe 51 kundër ka votuar qeverinë e re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Kryeministri i porsazgjedhur Zoran Zaev, në fjalimin para deputetëve ka thënë se prioritet në punën e qeverisë së re do të jetë ngritja e standardit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përballja me pandeminë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, reformat në administratë e gjyqësor, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë 6 ministri:

  1. Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet Artan Grubi.
  2. Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheqë Bujar Osmani.
  3. Ministrinë e Financave është Fatmir Besimi.
  4. Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini
  5. Minister i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi
  6. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, prite të jetë Jeton Shaqiri.

Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Resorët tjerë i takojnë LSDM-së. Me Ministrinë e Brendshme do të udhëheqë Oliver Spaskovski, Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes, Jagoda Shahpaska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Bojan Mariçiq do të jetë ministër i Drejtësisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal, Bllagoj Bocvarski i Transportit, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë dhe ministre e Kulturës, Irena Stefoska.