Sulmuesi gjerman Timo Werner (1996) e ka pranuar se dëshiron të largohet nga RB Leipzig dhe Bundesliga gjermane në fund të sezonit për të provuar një eksperiencë të re.
Favoritët për shërbimet e 24-vjeçarit që ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh janë Interi, Bayern Munich dhe Liverpooli.
Zikaltrit kanë nisur prej kohësh negociatat me menaxherët e sulmuesit dhe kanë tashmë një marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare, por lëvizja do të bëhet vetëm nëse Barcelona do të marrë në “Camp Nou”, Lautaro Martinezin.
Nga ana tjetër, në “Anfield Road” është Jurgen Klopp që e kërkon me ngulm yllin gjerman.
Sic e ka deklaruar edhe vetë ai nuk deshiron të kalojë te Bayern Munchen.
Sipas mediave gjermane favoritë për të marrë shërbimet e Timo Werner është Interi, pasi ai është një sulmues tipik nga ata që pëlqen trajneri Antonio Conte dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Lautaro Martinez.