West Ham dëshiron të marrë sulmuesin e RB Salzburg, talentin Junior Adamu (2001), sipas Daily Mail.

Nga ana tjetër edhe Southampton është gjithashtu i interesuar për 20-vjeçarin, i cili do të jetë i disponueshëm për rreth 12 milionë stërlina (15 milionë euro) në sezonin e transferimeve të verës.

Futbollisti ka lindur në Nigeri, por luan për përfaqësuesen e Austrisë U21.

Chukwubuike Griddy Junior Adamu ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2025, shënoi 9 gola për klubin në sezonin 2021-2022.