Sipas raportimit të Daily Star, West Ham United po kërkon të përfundojë një marrëveshje 14 milion stërlina (16 milionë euro) për blerjen e mesfushorit të Spartak Moskës, çekut Alex Kral (1998).

Aktualisht po zhvillohen bisedime me agjentin e mesfushorit çek, me trajnerin David Moyes të etur për të nxitur nënshkrimin të parë të verës.