Ish ylli i Arsenalit, William Gallas e ka krahasuar Martin Odegaard me legjendën e klubit, Dennis Bergkamp

Mbrojtësi francez e ka lavdëruar Odegaardin si një lojtar kyç derisa ka lavdëruar edhe klubin që ka arritur ta bind atë që të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Derisa ka theksuar rëndësinë e Odeggard që ka për momentin në skuadrën e Arsenalit, Gallas ka shkuar edhe më larg duke bërë krahasime në mes të norvegjezit dhe legjendës së klubit, Dennis Bergkamp.

Është një lajm i mirë që Arsenali ka nënshkruar kontratë të re me Odegaard. Ai është plejmejker dhe ai është lojtari që kjo skuadër e Arsenalit pret që të zhbllokoi ndeshjet e forta me kualitetet e tij.

Pasimi që ai dha për Sakan që mandej ai asistoi për Trossard në ndeshjen me Everton ishte i mahnitshëm.

Ai është një futbollist i rëndësishëm i Arsenalit.

Nëse e largon atë nga skuadra, Arsenali nuk është më i njëjti”, – tha Gallas për Genting Casino.

Mendoj se mund ta krahasoni Odegaard me Dennis Bergkamp. Ai ende nuk është në nivelin e Bergkamp, Bergkamp ishte një futbollist i madh për Arsenalin, por Odegaard ma kujton atë.

Odegaard mund ta bëjë dallimin me kualitetin e tij. Odegaard është shumë i mirë me top. Ai ka vision të mahnitshëm, ai rrallë e humb topin. Çdo skuadër do të dëshironte ta kishte një lojtar si ai”, – përfundoi Gallas.

Odegaard, i cili është po ashtu kapiten i Arsenalit, nënshkroi kontratë të re pesë vjeçare këtë të premte, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub deri më 2028. Kontrata po ashtu e bënë mesfushorin norvegjez lojtarin më të paguar në Arsenal.