Rogerio Oliviera da Silva largohet nga Sassuolo dhe Italia.

Mbrojtësi i majtë brazilian (i lindur në vitin 1998) ka pranuar ofertën e Wolfsburgut, që e çon në Gjermani.

Ky transferim ka efekte te Milani dhe Interi, në fakt kuqezinjtë po e vlerësonin Rogerion si zëvendës Theo Hernandez, ndërsa ardhja e Rogerio mbyll dyert e Wolfsburgut për gjermanin Robin Gosens, i cili tashmë “rrezikon” të mbetet te Nerazzurrët, duke qenë se Union Berlin ishte tërhequr më parë nga gjermani.