Alvaro Morata (1992) është synimi kryesor i trajnerit Xavi Hernandez për pozitën e sulmuesit qendër të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Barcelona është pa ndonjë sulmues qendror në këtë kohë në të cilin mund të llogarisë Xavi.

Sergio Aguero u detyrua të pensionohej shkaku i telasheve me zemër, Martin BraithWaite është i lënduar, ndërsa Luuke de Jong nuk bind.

Mediat spanjolle shkruajnë se Xavi i ta telefonuar Moratas për t’ia shpjeguar gjendjen në klub dhe se sulmuesi spanjoll ka pranuar ta veshë fanellën e Barçës.

Për më tepër, trajneri i Barçës ia ka bërë me dije atij se nuk e dëshiron vetëm për 6 muaj, por se plani i tij është që ai të luajë për shumë vite në Camp Nou.

Pavarësisht se ai merr pagë shumë të lartë në Juventus, rreth10 milionë euro, sulmuesi i Atletico Madridit ka shprehur gatishmëri për të pranuar pagë më të vogël në Camp Nou.

Në bisedimet për kalimin e tij në Barcelonë do të përfshiheshin tri skuadra, duke qenë se ai është i huazuar në Juventus nga Atletico Madridi.

Në verën e vitit 2020, Juventusi i pagoi 10 milionë euro për ta huazuar atë deri më 2022 dhe do t’i paguajë edhe 10 milionë euro shtesë nëse dëshiron ta blejë spanjollin nga Atletico në qershor, kur t’i mbarojë ujdia e huazimit.