Denis Zakaria (1996) dhe Monaco tani janë shumë afër. Klubi francez ka ecur mirë në ditët e fundit, operacioni mund të thuhet se do të mbyllet në orët në vijim me përcaktimin e detajeve të fundit që kanë të bëjnë me pagën e lojtarit.

Juventusi është në pritje, dalja do të jetë e dobishme për arkën e klubit: transferimi duhet të bëhet në formë huazimi me detyrim blerje, shifra totale midis 18 dhe 23 milionë euro (pjesë e ndryshueshme e kalibruar mbi bonuset që do të shkaktohen me arritjen e objektivat personale) do t’i lejojë bardhezinjtë të bëjnë një fitim të mirë kapital, duke pasur parasysh se zvicerani kishte ardhur një vit e gjysmë më parë për një shumë prej më pak se 9 milionë euro (duke marrë parasysh edhe komisionet.).