Interi dhe Antonio Conte kanë mbajtur mbrëmë një takim që zgjati rreth 3 orë, është vendosur që strategu italian të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.
Bordi i Nerazzurëve e ka paralajmëruar Conten se në këtë verë nuk do të ketë shumë mjete financiare për të Investuar, por trajneri ka kërkuar 3 transferime të vogla, që mund të kushtojnë pak, por janë esencial për projektin e tij.
Sipas La Gazzetta delo Sport, trajneri ka kërkuar nga klubi italian që të transferojë mbrojtësin e majtë Emerson Palmieri (1994), mesfushorët Arturo Vidal ( 1987) dhe Sandro Tonali (2000).
Për dy të parët, Chelsea, respektivisht Barcelona, janë të gatshëm që t’i shesin në këtë afat kalimtar, ndërsa në anën tjetër, Brescia për Tonalin që ndiqet nga Milani, Juventusi e Lazio, po kërkon 55 milionë euro për kartonin e lojtarit.