Largimi i Petr Cech nga Chelsea thuhet se erdhi pas një mosmarrëveshjeje me Todd Boehly për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Legjenda e bluve, Cech u bë figura e fundit e profilit të lartë që u largua nga klubi pas marrjes së Stamford Bridge nga Boehly prej 4.25 miliardë stërlinash.

The Telegraph raporton se Cech vendosi të largohej pasi zbuloi se ndikimi i tij si drejtor teknik u reduktua ndjeshëm.

Dy drejtuesit  kryesorë Bruce Buck dhe Marina Granovskaia që ishin aleatë të Petr Cech iu tregua të dyve ders  këtë muaj.

Kjo do të thoshte se trajnerit Thomas Tuchel iu dha një fjalë më e madhe për transferimet.

Dhe gjermani ia bëri të qartë drejtorit të përkohshëm sportiv Boehly se ai nuk e donte Lukakun askund pranë skuadrës së tij.

Sulmuesi rekord i klubit me 97.5 milionë stërlina (113 milionë euro) tani është në prag të ribashkimit me Interin në formë huazimi.

Por Cech, së bashku me Granovskaia, donin ta mbanin Lukakun në Chelsea për të paktën një sezon tjetër.

Pasi ndihmoi në orkestrimin e transferimit verën e kaluar, Cech ndjeu se belgu meritonte një sezon tjetër për t’u përshtatur me taktikat e Tuchel.

Por pronari i ri Boehly e bëri të qartë se ai synon të pasqyrojë stilin e Manchester City dhe Liverpool në treg.