Dietat e shëndetshme përfshijnë ushqime që mund ta ndihmojnë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë yndyrna dhe për t’u ndjerë më të ngopur, pa rënë në tundim për të konsumuar ushqime me kalori të larta. Cilat janë ato? Më poshtë, lista me disa prej tyre:

Shalqiri – Është një prej ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha uji dhe që siguron një ndjenjë të madhe të ngopjes. Ai ka vetëm 16 kalori për 100 gramë, është pa yndyrë dhe ka nivel të ulët të sheqerit.

Uthulla – Uthulla, së bashku me vajin e ullirit, është një shoqëruese e shkëlqyer e ushqimeve tuaja. Shumë studime sugjerojnë se uthulla e ndihmon trupin për të luftuar yndyrnat.

Kafja – Ka një nivel të ulët të kalorive dhe aktivizon metabolizmin, por vetëm pak. Kini kujdes që të mos humbni ekuilibrin.

Sallata – Hani një tas sallatë para fillimit të vaktit. Sallata jeshile, për shembull, është e pasur me ujë.

Speci – Përmban një substancë pa shije, capsaic-in, i cili duket të është në gjendje për ta frenuar oreksin tuaj dhe ta përshpejtojë metabolizmin.

Agrumet – Veçanërisht portokallja e kuqe është një frut i cili është futur gjithmonë në dieta, jo aq shumë për aftësinë për të djegur dhjamin, sesa për sasitë e ulëta të kalorive si edhe më pak sheqerna.

Çaj jeshil- Përbërësit aktivë të çajit jeshil mbeten të paprekur dhe thithen menjëherë nga trupi. Për të marrë efektet e mira duhet të konsumoni çaj jeshil në sasi të mëdha, të paktën pesë gota në ditë, të barabarta me një litër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu