Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës ka shkaktuar zhgënjim dhe zemërim të madh në shtetin e Amerikës së Jugut. Një nga më të zemëruarit ishte ish-futbollisti Ze Elias, i cili pati një reagim të ashpër ndaj trajnerit Tite.

“Fatkeqësisht, Brazili është jashtë Kupës së Botës dhe më vjen keq, do të kisha dashur një gjysmëfinale Brazil-Argjentinë. Brazili luajti një lojë të mirë, por Kroacia meriton shumë vlerësime.
Daliç studioi pikat e dobëta të Brazilit dhe luajti pa pikë referimi në sulm. Brazili nuk kuptoi asgjë. Tite tregoi disa mangësi të tmerrshme.
Edhe në Botërorin e fundit, në vitin 2018, ne humbëm kundër Belgjikës për fajin e tij dhe tani ndodhi e njëjta gjë. Ai erdhi në Kupën e Botës duke thënë se kishte një plan A, B, C, D, E. Por ai nuk bëri asgjë, ai bënte gjithmonë të njëjtat gjëra.
Brazili nuk është më ai i Ronaldos, Rivaldos apo Ronaldinhos, lojtarë që vendosin të vetëm ndeshjet kur situata bëhej e vështirë. Brazili vuan dhe do të vuajë për një kohë të gjatë sepse këta lojtarë nuk janë më.” , – tha Ze Elias.