Prefektja e Qarkut Elbasan znj. Majlinda Perriu priti në institucion Zv. Presidenten e Bullgarisë Znj. Iliana Iotova dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës së Zv. Presidentes që përkon me 110 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Znj. Perriu bëri një prezantim të shkurtër të potencialeve që ofron qarku i Elbasanit dhe 7 bashkitë e tij në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës, turizmit etj.
Prefektja falenderoi Znj. Iotova për të gjithë mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë, duke theksuar se lidhjet ndërmjet dy popujve tanë miq, janë të hershme dhe dy shtetet tona e kanë mbështetur njëri-tjetrin në momente të vështira.
Znj. Iotova duke falenderuar për pritjen e ngrohtë e vuri theksin në thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar faktin se, pakica bullgare në Shqipëri dhe në qarkun e Elbasanit gëzon të drejta të plota dhe është një urë lidhëse ndërmjet dy vendeve tona.
Znj.Iotova shprehu besimin se Censusi i popullsisë qe po fillon do të nxjerrë statistika reale për pakicën bullgare në Shqipëri.