AC Milan ka njoftuar nënshkrimin e mesfushorit Charles De Ketelaere nga Club Brugge FC për 32 milionë euro plus bonuse deri në 3 milionë euro.

Lojtari belg ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027 me pagë 2.2 milionë euro në vit dhe do të mbajë fanellën me numrin 90.

I lindur në Bruges10 mars 2001, Charles u rrit në sektorin e të rinjve të Club Bruges përpara se të bënte debutimin e tij për klubin në vitin 2019. Që atëherë ai ka bërë 120 paraqitje dhe ka shënuar 25 gola, duke fituar tre herë Ligën Belge dhe dy herë Superkupën.

Në nëntor 2020, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren belge dhe që atëherë ka luajtur për ta 8 herë dhe ka shënuar 1 gol.