Mungonte vetëm hapi i fundit formal, i cili mbërriti menjëherë: Noah Okafor është një futbollist i ri i AC Milan. Sulmuesi zviceran është zyrtarizuar përmes faqes dhe kanaleve sociale të klubit kuqezi se ka mbyllur një marrëveshje përfundimtare me Salzburgun për një shifër prej 14 milionë euro plus bonuse dhe me lojtarin që ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028 për 2 milionë euro në vit plus bonuse.

NJOFTIMI ZYRTAR – AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë futbollistin Noah Arinzechukwu Okafor nga Red Bull Salzburg FC në mënyrë të përhershme. Sulmuesi zviceran ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028.

I lindur në Binningen (Zvicër)24 maj 2000, Noah u rrit në Sektorin e të rinjve të Baselit me të cilin bëri debutimin e tij në Ekipin e Parë në 2018, duke shënuar gjithsej 54 paraqitje dhe 7 gola dhe duke fituar 1 Kupën e Zvicrës. Në janar 2020 ai u transferua në Salzburg, me të cilin grumbulloi 110 paraqitje dhe 34 gola, duke fituar 4 kampionate dhe 3 kupa të Austrisë. Ai ka 14 paraqitje dhe 2 gola me kombëtaren e Zvicrës.

Noah Okafor do të mbajë fanellën me numrin 17.