Është shtuar numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Superligën e Turqisë. Ky numër tani ka shkuar mbi 20 në 13 klube elitare në Turqi.
Florent Shehu (2002) është futbollisti i radhës që ka zbarkuar në Turqi, duke nënshkruar për skuadrën turke Adana Demirspor.
Sulmuesi i talentuar i lindur në Zvicër është larguar nga Luzerni si transferim i lirë dhe karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi, ku bashkëlojtar do ta ketë reprezentuesin kosovar Arbër Zenelin.
21 vjeçari karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Barcelonës, derisa ka luajtur në grupmoshat edhe te Valencia, Levante, Baseli e Lazio.
Ai së fundmi ishte pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran derisa karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi.
Shehu luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin turk.