Malisheva ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri, edicion ku do të luajnë në Superligën e Kosovës.

Kjo skuadër për herë të parë në histori të klubit ka siguruar kalimin në Superligë, derisa tani po forcon ekipin me disa lojtarë cilësorë.

Përforcimi i radhës për klubin bardhekaltër është ai i mbrojtësit prishtinas, Agon Xhaka (1997).

24-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar te Besa e Pejës nga Prishtina, ku pati një sezon personal mjaftë të mirë.

Xhaka ka nënshkruar kontratë një vjeçare me FC Malishevën, derisa tanimë edhe është prezantuar në ambientet e klubit elitar.