Riyad Mahrez (1991) ka përfunduar transferimin e tij prej 30 milionë eurosh nga Manchester City te klubi saudit Al Ahli.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri në 30 qershor 2027 me pagë 45 milionë euro në sezon, pra do të fitojë 180 milionë euro për qëndrimin në Arabinë Saudite.

Manchester City konfirmoi se marrëveshja ka përfunduar pasi Al Ahli përmbushi çmimin e kërkuar për anësorin algjerian, i cili fitoi katër tituj të Premierligës, dy Kupa FA, tre Kupa Carabao dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në Etihad pasi iu bashkua klubit në një transferim 60 milionë stërlinash (67.8 milionë euro) nga Leicester pesë vjet më parë.

32-vjeçari vendosi të pranojë ofertën saudite pasi Pep Guardiola e la atë jashtë skuadrës së tij si në finalen e FA Cup ashtu edhe në finalen e Ligës së Kampionëve pasi Blutë fituan trefishin sezonin e kaluar.