Fabinho (1993) i është bashkuar edhe zyrtarisht klubit saudit, Al-Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite e prezantoi këtë të hënë mesfushorin brazilian.

Fabinho ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Al-Ittihad ka paguar 40 milionë stërlina (46.7 milionë euro) për transferimin e tij nga Liverpooli.

29-vjeçari ishte pjesë e “Të Kuqve” nga viti 2018.

Si profesionist, ai ka qenë pjesë edhe e Monacos (Francë) dhe Rio Ave (Portugali).