Al-Ittihad ka shkarkuar trajnerin, Nuno Espirito Santo, ku përveç krizës së rezultateve, këtë vendim e nxiti edhe konflikti me Karim Benzeman.

Të dy kanë pasur një debat të ashpër në ndeshjen e fundit dhe gazeta saudite ‘Al Riyadiah’ ka zbuluar detajet.

Al-Ittihad është pa fitore në kampionatin vendas në pesë ndeshjet e fundit, dhe klubi ku ylli kryesor është ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka barazuar tre herë dhe ka humbur dy herë në atë periudhë.

Si pasojë e asaj krize, ata rrëshqitën në vendin e gjashtë në renditje, ndërsa humbën këtë javë në Ligën e Kampionëve të Azisë ndaj Al Quëa të Irakut me 2-0.

Një gazetë saudite zbuloi bisedën e zjarrtë që patën në pjesën e parë të asaj ndeshjeje, teksa humbnin 1-0.

Ju jeni një lojtar i madh, por duket se jeni shumë dembel për të bërë presion ndaj kundërshtarit tuaj”, – i ka thënë Espirito Santo sulmuesit francez.

Benzema nuk ka hezituar dhe iu është përgjigjur:
Mos fol vetëm me mua, fol me të gjithë ekipin”.

Nuk mbaroi me kaq, teksa eksperti portugez qortoi më tej Benzeman.

Ju jeni lideri i ekipit, shembull për lojtarët dhe lojtari më i rëndësishëm. Duhet të merrni iniciativën dhe të jeni shembull për të gjithë lojtarët”, – thuhet t’i këtë thënë portugezi.

Sipas Al Riyadiah, diskutimi ka vijuar me Nunon që e qortoi Benzemën, ndërsa francezi ishte i mërzitur që e quante “dembel”.

Vetëm 24 orë pas diskutimit, Al-Ittihad zyrtarizoi shkëputjen e kontratës së Espirito Santo, i cili do të zëvendësohet përkohësisht nga ndihmësi i tij Hassan Khalifa, njoftoi klubi.