Real Betisi ka njoftuar se arritur ta huazojë mesfushorin Carles Alena (1998) nga Barcelona deri në fund të këtij sezoni.

Alena debutoi në skuadrën e parë te Blaugranasëve në vitin 2016, duke u cilësuar si njëri ndër talentët më të mëdhenj spanjoll.

Por, në dy sezonet e fundit, mesfushori nuk ka arritur ta tregojë veten dhe Ernesto Valverde lejoi largimin e tij.

Kështu, Real Betisi përfitoi nga kjo situatë dhe mori kartonin e lojtarit në formë huazimi, por pa të drejtë blerje.