Alexander Lacazette (1991) është larguar nga Arsenali pas 5 viteve qëndrim në Londër.

Sulmuesi francez kishte shumë oferta para vetës, por vendosi të rikthehet në shtëpi pas aventurës pesë vjeçare në Londër.

Ka qenë faqja e Olympique Lyon që ka njoftuar se kanë arritur ta fitojnë garën për Lacazetten duke e transferuar si futbollist të lirë.

31-vjeçarik thehet në klubin francez me një marrëveshje trevjeçare, pra të vlefshme deri në 30 qershor 2025.

Lacazette zhvilloi 206 ndeshje zyrtare me Arsenalin në 5 vite, duke shënuar 71 gola e duke asistuar në 36 të tjerë.

Për Lacazetten është një rikthim në klubin ku u formua si futbollist dhe luajti për 8 vite në ekipin e parë.

Sulmuesi francez synon që me golat e tij ta rikthejë Lyonin përsëri në garat evropiane, pasi ka dy vite që kjo skuadër mungon në arenën ndërkombëtare.