Juventusi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me italianin Massimiliano Allegri (1967), i cili është emëruar trajneri i ri i ekipit.

Është vet faqja zyrtare e Juventusit që ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje 4-vjeçare me Allegrin.

Massimiliano Allegri është edhe një herë menaxher i Juventusit. Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e donë dhe që e do përsëri, pasi sot fillon një udhëtim i ri së bashku, drejt qëllimeve të reja”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Allegri thuhet se do të fitojë 9 milionë euro neto në në sezon si trajner i Zonjës së Vjetër.