Qendërmbrojtësi brazilian Kaiky (2004) tashmë i është bashkuar skuadrës së Almerías. Kaiky, një nga perlat e mëdha të futbollit botëror, transferohet nga Santos për 7 milionë euro.

Btaziliani ka nënshkruar deri në 30 qershor 2028 për ekipin rojiblanca, i cili në këtë mënyrë ka triumfuar përpara klubeve të mëdha evropiane që donin futbollistin e Santos.

Kaiky Fernandes Melo është 18 vjeç dhe është 1.86 i gjatë. Ai është një qendërmbrojtës shumë i kompletuar, pasi nëse për nga përmasat e tij shkon mirë në ajër, performon në mënyrë perfekte me këmbët. Në fakt ai ka një nisje të mirë të topit dhe karakterizohet nga pasimet e gjata që u bën bashkëlojtarëve. Por cilësia e tij kryesore është shpejtësia, agresiviteti dhe ndjenja e pritjes. Ai shkon shumë në tokë për të vjedhur topin, që është një aspekt tjetër që është shenjë dalluese e tij.

Dy sezonet e fundit ka luajtur në ekipin e parë të Santos brazilian, duke pasur pjesëmarrje jo vetëm në kategorinë më të lartë të futbollit brazilian, por edhe në Kupë, si dhe në nivel ndërkombëtar duke luajtur në Copa Sudamericana dhe Libertadores.

Kaiky është nënshkrimi i gjashtë i Almerías pas nënshkrimit të mbrojtësve të krahut Houboulang Mendes dhe Arnau Solá, mesfushorëve Gui Guedes dhe Martin Svidersky, dhe sulmuesit Marko Milovanoviç; pa harruar opsionet e blerjes për Babicin dhe Pozo-n, të cilët sezonin e kaluar ishin të huazuar dhe tashmë janë në pronësi të klubit të Almerisë.

Qendërmbrojtësi iu bashkua skuadrës bardhekuqe këtë të martë dhe ka nisur stërvitjen sipas udhëzimeve të Rubit.