Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi (1990) është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri i klubit zviceran, Grasshopper.

Abrashi ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat pasi vazhdon të mbetet në Superligën e Zvicrës.

Grasshoper nënshkruan me mesfushorin Amir Abrashi. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare në Cyrih”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Për Abrashin ky është një rikthim, pasi mesfushori kishte veshur fanellën bardheblu nga vitit 2010 deri në vitin 2015 dhe luajti 155 ndeshje.

Ndër të tjera, 31-vjeçari ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi Kupën e Zvicrës në vitin 2013.

Pasi kaloi gjashtë vjet te GC, Abrashi kaloi në Freiburg, ku ai luajti 60 ndeshje Bundesliga dhe 33 në Bundesliga 2.

Në gjysmën e dytë të sezonit, kapiteni i kombëtares shqiptare u huazua te FC Basel 1893.