Tashmë është zyrtare, Carlo Ancelotti (1959) është kthyer te klubi nga i cili u largua në vitin 2015 dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Trajneri italian e ka blerë shkëputjen e kontratës me Evertonin, në mënyrë që të nënshkruajë me Los Blancos.

Trajneri, i cili do t’i mbushë 62 vjet këtë muaj, kthehet te Reali, ku e kishte fituar ‘La Decima’ në Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit dyvjeçar (2013-2015).

Sipas Sky Sport Italia, Ancelotti do të përfitojë 6 milionë euro për sezon në bazë të kontratës së re.