Juventusi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin italian, Andrea Pirlo (1979), pas vetëm një sezoni.

Zonja e Vjetër ka filluar tashmë ndryshimet pas mbylljes së sezonit 2020/21 dhe para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit italian e kanë filluar nga trajneri dhe tashmë kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Pirlon.

Juventusi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar Pirlon për punën njëvjeçare dhe duke i uruar fat për të ardhmen.

“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të themi në fund të kësaj përvoje të veçantë së bashku”, thuhet në njoftimin e Juventusit.