Tottenham para pak çasteve ka prezantuar trajnerin Antonio Conte (1969).

Tekniku italian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Spurs përmes një komunikate zyrtare konfirmuan që Conte është pasuesi i Nuno Espirito Santos.

Mirëmengjes Antonio”, shkruhet në mbishkrim.

Pas dy vitesh në krye të Azzurrit, Antonio u kthye në futbollin e klubit te Chelsea në 2016 dhe siguroi kurorën e Premier League në sezonin e tij të parë, 2016/17, me një rekord të atëhershëm të ligës prej 30 fitoresh në 38 ndeshje, duke përfshirë një seri prej 13 fitoresh radhazi.

Antonio shtoi FA Cup në listën e tij të ndereve në 2018 përpara se të kthehej në Itali dhe Internazionale në maj, 2019. Pasi përfundoi i dyti në Serie A në 2019/20, dhe arriti në finalen e Europa League, ai udhëhoqi Interin në të parën titull në 11 vjet në 2020/21, duke i dhënë fund serisë së Juventusit prej 9 Scudetto-sh të njëpasnjëshme.

Antonio deklaroi:

Jam jashtëzakonisht i lumtur që i rikthehem stërvitjes dhe ta bëj këtë në një klub të Premier League që ka ambicie të jetë sërish protagonist. Tottenham Hotspur ka objekte më të avancuara dhe një nga stadiumet më të mira në botë. Mezi pres të filloj punën për të përcjell tek ekipi dhe tifozët pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë. Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte ende shumë afër dhe emocionalisht isha shumë i përfshirë me fundin e sezonit, kështu që ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’u kthyer në stërvitje. Por entuziazmi dhe vendosmëria ngjitëse e Daniel Levy-t në dëshirën për të më besuar mua këtë detyrë tashmë kishte goditur në shenjë. Tani që mundësia është kthyer, kam zgjedhur ta shfrytëzoj me bindje të madhe.”

Duke komentuar emërimin, Drejtori Menaxhues i Futbollit, Fabio Paratici, tha:

Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Antonio në klub. Rekordi i tij flet vetë, me përvojë të madhe dhe trofe si në Itali ashtu edhe në Angli. Unë i di nga dora e parë cilësitë që Antonio mund të sjellë tek ne, pasi kam punuar me të në Juventus, dhe mezi pres të shoh punën e tij me grupin tonë të talentuar të lojtarëve.”