Tashmë është zyrtare, Interi dhe Conte bien dakord ta ndërpresin kontratën midis tyre.
”FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për përfundimin me mirëkuptim të kontratës me trajnerin Antonio Conte. I gjithë klubi dëshiron ta falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, duke arritur kulmin në fitimin e Skudetos së nëntëmbëdhjetë. Antonio Conte do të mbetet përgjithmonë në historinë e Klubit. tonë.”- shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit zikaltër.