Mesfushori i lindur në Suedi por që luan me përfaqësuesen e Kosovës, Arbër Zeneli (1995) ka rinovuar kontratën me klubin e tij aktual, Reims deri në vitin 2025.

Lajmin e ka konfirmuar klubi francez, përmes një njoftimi në rrjetin sociale, ku shkruan se lojtari i ardhur nga Heerenveen në vitin 2019 do të jetë edhe 3 vite të tjera në klub.

Në moshën 27 vjeçare, Zeneli këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 8 paraqitje në Ligue 1.

Lojtari edhe pse ka vuajtur shumë nga dëmtimet, klubet duket se i beson tej mase, pasi talenti nuk i ka munguar kurrë.

Zeneli është edhe pjesë e Kosovës tash e disa vite, duke u llogaritur ndër lojtarët më të mirë.