Mbrojtësi Ardin Dallku do të jetë lojtari më i ri i Dukagjinit, ku klubi në ditën e sotme ka konfirmuar marrëveshjen me lojtarin.

Ka qenë klubi i Dukagjini që përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, ka njoftuar publikun për ardhjen e re.

“Klubi ynë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Dallku, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit. I lindur më 1 nëntor 1994, njëzetegjashtëvjeçari nga Vushtrria karrierën e kishte filluar në grup-moshat e Prishtinës. Ardini është aktivizuar për tre vjet edhe në klubin e Vorsklës në Ukrainë, për të cilin ishte paraqitur ne gjashtëdhjetenëntë ndeshje, nga ato në pesë takime kualifikuese të Europa Ligës”, thuhet në njoftim.

Në klubi Ardini do ta gjejë vëllain e tij Armend Dallkun, që është kryetrajner.