Mbrojtësi qendror brazilian Gabriel (1997 i është bashkuar Arsenalit nga skuadra franceze Lille për rreth 28 milionë euro.

Ai ka firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 6.

Gabriel, emri i plotë i të cilit është Gabriel dos Santos Magalhaes, filloi karrierën e tij në Brazil me Avai FC, para se të bashkohej me Lille në janar 2017.

Gjatë kohës së tij në Francë, Gabriel ishte në huazim te Troyes në Francë dhe më vonë në Kroaci te Dinamo Zagreb.

Kur u kthye nga huazimet e tij, mbrojtësi i lindur në Sao Paulo ishte i rregullt te Lille, duke i ndihmuar ata të përfundonin në vendin e katërt në Ligue 1.

Drejtori teknik i Arsenalit, Edu, është shfaqur i lumtur që kanë arritur marrëveshje për një lojtar të tillë.

“Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar Gabriel. Ai është një lojtar që ne kemi e studiuar për një kohë dhe ai ishte i kërkuar nga shumë klube, kështu që ne jemi krenar që kemi rënë dakord dhe kemi përfunduar këtë transferim me Lille dhe lojtarin. Gabriel është një lojtar me cilësi të lartë dhe Mikel dhe trajnerët e tij po presin me padurim ta integrojnë atë në klub. ”

Edhe Mikel Arteta tha fjalë të mira për lojtari, duke shtuar se ai është i mirëpritur.

“Ne e mirëpresim Gabriel në Arsenal. Ai ka shumë cilësi që do të na bëjnë më të fortë si në mbrojtje ashtu edhe si ekip. Ai ka dëshmuar me Lille se është një mbrojtës me shumë atribute të jashtëzakonshme dhe ne po presim me padurim ta shohim atë të rritet si një lojtar i Arsenalit” deklaroi trajneri spanjoll.