Mikel Arteta tha se Arsenali nuk ka përfunduar në tregun e transferimeve pasi përfundoi një marrëveshje për transferim të përhershëm prej 40 milionë eurosh (34 milionë stërlinash) për norvegjezin Martin Ødegaard (1998) nga Real Madrid.

Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontrate deri ne 30 qershor 2025 me klubin e Londrës dhe do të mbajë fanellën me numrin 8.

Ødegaard kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim nga Real Madrid, të cilit iu bashkua në moshën 16 vjeç, por tani ka nënshkruar në mënyrë të përhershme për t’u bërë rekrutimi i katërt i madh i Arsenalit gjatë verës pas mbërritjeve të Ben Ëhite, Nuno Tavares dhe Albert Sambi Lokonga.

Mesfushori sulmues nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës kundër Chelsea pasi klubi është në pritje të lejes së vizave, ka konfirmuar Arsenali.

Ødegaard na bëri më të mirë sezonin e kaluar dhe ofron kreativitet. Kanë mbetur edhe 11 ditë deri në fund të merkatos dhe ne kemi akoma gjëra për të bërë,” “Për momentin do të ketë lojtarë, mënyra se si është formuar skuadra, do të jetë e vështirë të gjesh kohë për lojë. Ka gjëra për të bërë. ” tha trajneri Arteta.