Arsenali ka transferuar mesfushorin Thomas Partey (1993) nga Atletico Madridi për 50 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lirimit e lojtarit.

Mesfushori ganez ishte kërkuar nga skuadra londineze që prej disa javësh, por në minutat e fundit të këtij sezoni transferimesh veror u plotësua marrëveshja dhe futbollisti do të veshë fanellën me numër 18.