Arsenali ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Brightonin për portierin Mathew ‘Maty’ Ryan, (1992) i cili do të huazohet deri në fund të sezonit.

Largimi i Emiliano Martinezit nga Emirates kishte lënë zbrazëti dhe pak cilësi tek portierët e ekipit të Mikel Artetas. Me vetëm Bernd Lenon portier të konfirmuar, drejtuesit e londinezëve ishin në kërkim të një emri të ri i cili do të zëvendësonte gjermanin.

Mirësevjen në Arsenal Maty Ryan. Portieri australian na bashkohet si huazim nga Brighton deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ryan ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, duke pësuar 19 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në dy raste.