Mesfushori i Porto, Fabio Vieira (2000) ka nënshkruar me Arsenalin në një transferim prej 35 milionë stërlinash (40 milionë eurosh) plus 5 milionë stërlina (6 milionë euro) bonuse.

Portugezi ka firmosur një kontratë shumë vjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 21.

Vieira, një mesfushor sulmues i gjithanshëm, kaloi në radhët e të rinjve te Porto dhe i ndihmoi ata të fitonin titullin portugez sezonin e kaluar.

Përfaqësuesi i Portugalisë U-21 shijoi një sukses vitin e kaluar, duke grumbulluar 6 gola dhe 14 asiste në 27 paraqitje në ligë për Porton për të ndihmuar klubin të fitojë titullin e 30-të të ligës.