Trajneri spanjoll, Unai Emery (1971) është shkarkuar nga detyra e tij te Arsenali.

Ai erdhi para 18 muajve në krye të Arsenalit si pasues i trajnerit legjendar, Arsene Wenger, i cili drejtoi klubin për 22 vite, por zhgënjeu pritshmëritë e klubit londinez dhe tashmë është shkarkuar nga detyra.

Është vet klubi nga Emirates Stadium që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare pushimin nga puna të trajnerit Emery.

Ne [Arsenali] njoftojmë sot që është marrë vendimi për të ndarë rrugët me trajnerin tonë Unai Emery dhe ekipin e tij stërvitës”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.