Arsenali ka njoftuar sot emërimin e spanjollit Mikel Arteta (1982) në krye të shtabit teknik pas disa javës pa trajner të përhershëm pas shkarkimit të Unai Emeryt. Është vetë klubi londinez që ka konfirmuar emërimin e Artetas me anë të rrjeteve sociale.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë që Mikel Arteta po bashkohet me klubin si trajneri ynë. Mikel, një ish-kapiten i klubit, ka luajtur për ne për pesë sezone nga 2011 deri në 2016 dhe ka nënshkruar një kontratë tre vjeç e gjysmë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Pas zyrtarizimit të tij si trajner i klubit, Arteta ka folur edhe fjalët e para, ku ka thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar me këtë detyrë.

Ky është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë fillimisht Arteta për faqen zyrtare të klubit.

Ne duhet të jemi konkurrues për trofetë më të mëdhenj dhe kjo është bërë shumë e qartë për mua në diskutimet e mia me Stan dhe Josh Kroenke, dhe drejtuesit tjerë në klub. Ne të gjithë e dimë se duhet të punohet shumë për të arritur atë, por jam i sigurt se do ta bëjmë atë. Jam aq realist sa ta di se nuk do të ndodhë brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë talent dhe ka një grup të madh lojtarësh të rinj që vijnë nga akademia”, përfundoi spanjolli.

Stafi teknik i Mikel Artetas do të shpallet sa më shpejt që është e mundur, ndërsa debutimi i tij pritet të ndodh të javën e ardhshme.