Klubi i madh brazilian, Flamengo ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Arturo Vidal (1987).
Vidal ndërpreu kontratën me Interin para disa ditësh me marrëveshje të dyanshme duke përfituar 5.24 milionë euro dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur klubin e ri.
Mesfushori i njohur kilian ka arritur marrëveshje dhe ka nënshkruar me brazilianët e Flamengos. Është vet Flamengo që me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar transferimin e Vidalit.
“Mirësevjen në Flamengo Arturo Vidal”, – ka shkruar në postimin e klubit brazilian.
Vidal është transferuar si lojtar i lirë dhe thuhet se ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë, deri në fund 31 dhjetor 2023 me pagë 2.4 milionë euro në sezon, pra në total do të përfitojë 3.6 milionë euro nga klubi brazilian.