Sulmuesi Andrea Belotti (1993) ka nënshkruar zyrtarisht për Romën si lojtar i lirë.

Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion të drejtën e klubit për dy vite të tjera me pagë 2.8 milionë euro në sezon.

Sulmuesi italian do të veshë fanellën me numrin 11.

28-vjeçari italian ishte në Torino që nga viti 2015, por kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe ai refuzoi disa propozime të tjera, duke përfshirë Galatasarayn, Wolverhampton Wanderers, Valencian dhe Monzan, në mënyrë që të priste Giallorossët.

Ata duhej të lironin fillimisht një nga sulmuesit e tyre, gjë që ndodhi këtë fundjavë me transferimin e përhershëm të Felix Afena-Gyan te Cremonese.

Il Gallo realizoi testet mjekësore dje dhe sot përpara se të nënshkruante për Romën.

Ekipi i mediave sociale të klubit e paralajmëroi ardhjen e tij, me Belottin që shihet duke e mbajtur njërin sy në një fotografi të errët.

Sulmuesi kishte luajtur tashmë së bashku me Dybalan në Palermo nga 2013-15.

Italiani ka shënuar 106 gola në Serie A në 270 ndeshje, duke kontribuar gjithashtu me 27 asistime.

Rekordi i tij për Italinë në nivel të lartë është 12 gola në 44 paraqitje.