Cagliari ka shtuar një tjetër lojtar në skuadrën e tyre pas mbylljes së sezonit të transferimeve të janarit, pasi Kwadwo Asamoah (1988) ka nënshkruar si lojtar i lirë.

Marrëveshja do të skadojë në fund të sezonit dhe ai tashmë ka kaluar me sukses testet e tij mjekësore me klubin nga Sardenja.

Mbrojtësi i majtë 32-vjeçar është nga Gana, por pothuajse të gjithë karrierën e tij e kaloi në Itali me skuadra të njohura.

Klubet e mëparshme të Asamoah përfshijnë Torinon, Udinesen, Juventusin dhe së fundmi Inter.

Kontrata e tij u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë me Interin5 tetor 2020, ndërsa sot (e mërkurë) erdhi zyrtarizimi si lojtar i ri i Cagliarit.